Bloomberg sheh draftin e ministrave të BE: Ja çfarë kanë vendosur për negociatat

Shqipëria

Bloomberg sheh draftin e ministrave të BE: Ja çfarë kanë vendosur për negociatat

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 12:45
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Media prestigjoze amerikane, Bloomberg raporton se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bloomberg raporton se ka parë draftin e komunikatës zyrtare që do të dalë nga mbledhja e ministrave, parashikuar për në 15 tetor në Luksemburg, dhe aty do të theksohet se mbështetet hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

Gjithnjë sipas Bloomberg, drafti i hartuar të premten edhe mund të ndryshojë deri më 15 tetor.

Bundestagu gjerman miratoi së fundmi hapjen e kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë, por dje u raportua se Holanda nuk ka ndryshuar ende qëndrimin bllokues. Duket se negociatat do të vijojnë deri në mbledhjen e liderve të BE-së në Këshillit Evropian, që zhvillohet pas takimit të ministrave të Jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat