‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, Basha rikujton mashtrimin e Ramës

Shqipëria

‘Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, Basha rikujton mashtrimin e Ramës

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 15:38
Edi Rama

“Premtimi për legalizime falas ishte mashtrimi më i madh i Edi Ramës për të ardhur në pushtet”, thotë kreu i PD Lulzim Basha, në një video publikuar në FB, ku risillen disa nga premtimet e kryeministrit sot, ne fushatë.

Në fushatën e vitit 2013, Rama thoshte: Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, thuhet ne videon e PD.

Por Basha nenvizon se në 6 vjet, shqiptarët paguan 60 milionë euro për legalizimet.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, ishte nje tjeter premtim i Rames qe PD e ka risjelle ne kete video.

“Në 6 vjet, shtëpitë u shembën pa u legalizuar. Shumë të tjera kërcënohen nga korrusioni i Ramës. Përdori policinë dhe gazin lotsjellës kundër qytetarëve për shembjen e shtëpive të tyre pa dëmshpërblim”, thuhet nder te tjera.

Ndersa lideri i demokrateve shkruan ne statusin bashkangjitur videos:

“Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve. Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët. Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat