Meta vizitë zyrtare në Estoni, ja memorandumi që do nënshkruhet

Shqipëria

Meta vizitë zyrtare në Estoni, ja memorandumi që do nënshkruhet

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:25
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Estoni, me ftesë të Presidentes të Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj. Kersti Kaljulaid.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Z. Henn Polluaas, dhe Kryeministrin z. Juri Ratas.
 
Në këto takime do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të sigurisë europiane, proceset e integrimit euro-atlantik dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.
 
Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Integrimit Europian ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve.
 
Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti do të japë një ligjëratë në Shkollën estoneze të Diplomacisë, si dhe do të vizitojë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s dhe Qendrën e Brifingjeve E-Estonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat