Frok Çupi: Vendi në një moment të rrezikshëm, ka humbur besimi te politika

Shqipëria

Frok Çupi: Vendi në një moment të rrezikshëm, ka humbur besimi te politika

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:47
Frok Çupi

Përgjithësisht, kombi është në një moment shumë të vështirë dhe shumë të rrezikshëm. Kështu u shpreh analisti Frok Çupi gjatë analizës së aktualitetit në Top Talk.

“Ka humbur besimi te politika, te drejtësia. Ka humbur besimi te qeveria qeveria, tek shteti, te ligji dhe tek vetja, tek individi”.

Çupi e sheh burimin e humbjes së besimit te politika. Ai i referohet konfliktit brenda së majtës por edhe rolit të opozitës dhe thotë:

“Ilir Meta është më socialist se socialistët, ose si të them më komunist se socialistët”.

Por sipas tij defekti më i madh është se në Shqipëri prej shumë kohësh ne nuk kemi opozitë, nuk kemi “të djathë” dhe nuk e kemi vënë të djathtën në balancat e shtetit.

Shteti balancohet me të djathtën, nuk balancohet me një të majtë tjetër ekstreme brenda së majtës. Brenda llojit ka mungesë ekuilibri, por edhe konflikt”, thotë Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat