Ekonomia u rrit me 2.31%/ INSTAT: Ndikim negativ energjia dhe bastet - Bota Sot
Ekonomia u rrit me 2.31%/ INSTAT: Ndikim negativ energjia dhe bastet

Shqipëria

Ekonomia u rrit me 2.31%/ INSTAT: Ndikim negativ energjia dhe bastet

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:09
Ilustrim

Ekonomia shqiptare u ngadalësua sërish në tremujorin e dytë, teksa prodhimi kombëtar u rrit me vetëm 2.31 për qind. Instat shpjegoi se rritja e dobët është rezultat i tkurrjes së dy sektorëve

Sipas INSTAT, përvec energjisë dhe basteve, një tjetër sektor me rënie ka qenë edhe ai i ndërtimit. Ndërsa të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë shënuar rritje të udhëhequra nga turizmi dhe bujqësia

“Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,71 pikë përqindje. aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,41 pikë përqindje”.

Efektet e rënies së prodhimit energjetik dhe mbylljes së basteve në ngadalësimin e ekonomisë pritet të jenë të përkohshme. Por nga krahu I kërkesës ekonomia po përballet me një risk të ri, rënien e investimeve private

Katër vitet e fundit investimet në ekonomi kanë përfituar nga ndërtimi i gazsjellësit tap dhe kaskada e Devollit. Por tashmë këto projekte po shkojnë drejt përfundimit duke krijuar një hendek jo të vogël në kërkesën agregate.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...