Top 10 emrat e përdorur vitin e fundit në Shqipëri për meshkuj dhe femra

Shqipëria

Top 10 emrat e përdorur vitin e fundit në Shqipëri për meshkuj dhe femra

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:38
Ilustrim

Shqiptarët preferojnë më së shumti emrat e huaj dhe pjesa më e madhe e tyre vënë emra të cilët janë zgjedhur dhe nga qindra të tjerë.

Një raport i Institutit shqiptar të Statistikave që ju sjell noa.al, evidenton se cilët janë 10 emrat më të përdorur në vend për vitin 2018, për bebet vajza dhe 10 emrat më të zgjedhur për bebet djem.

Sa i përket vajzave siç shihet dhe tabela e mëposhtme, dominon emri Amelia me 499 prindër që kanë zgjedhur t’i vënë këtë emër vajzës së tyre.

Menjëherë më pas renditet Ajla me 327 vogëlushe dhe në vendin e tretë dhe të katërt, Aria e Amelja me 182 zgjedhje secili emër.

Emri më pak i zgjedhur në top 10 për vajza është Reina.

Image

Sa i përket meshkujve, emri më i zgjedhur or t’ua vënë djemve të tyre, ka qenë për vitin 2018, Noel me 402 fëmijë djem që janë lindur në vitin që kemi lënë pas.

Pas ti renditet Aron me 190 zgjedhje dhe Joel me 2 më pak.

Emri më pak i zgjedhur në top 10 për djemtë është Dion me 113 fëmijë që kanë marrë këtë emër vitin e kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat