Raporti për hetimin e Presidentit/ Opozita e re paralajmëron se do flasë ndryshe nga PS

Shqipëria

Raporti për hetimin e Presidentit/ Opozita e re paralajmëron se do flasë ndryshe nga PS

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:26
Alban Zeneli

Alban Zeneli nënkryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta, nën dyshimin se ka shkelur kushtetutën, tregon për Top-Channel se kur do të jetë gati raporti që do të diskutohet dhe votohet në parlament.

“Ne si komision besoj se mund ta kemi raportin përfundimtar, besoj deri në fund të nëntorit, sepse Komisioni i Venecias do ketë një raport përfundimtar brenda datës 13 tetor. Ai raport përfundimtar do të vijë tek Komisioni edhe besoj mbyllet gjithë ajo piktura e informacioneve dhe e procedurave që do të ketë gjithë procesi hetimor i Komisionit Hetimor ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë”, shprehet Alban Zeneli.

Zoti Zeneli ka edhe një paralajmërim për maxhorancën iniciatore e këtij procesi hetimor.

Çdo gabim që mund të bëjë mazhoranca, që të na quaj ne si pjesë shtojcë e këtij parlamenti është shumë e gabuar, dhe ndoshta do të na vejë ne para përgjegjësisë që të shohim edhe ne atë se çfarë drejtimi do të marrë edhe ky komision edhe votimi jonë në parlament”, ka thënë Alban Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat