Shkarkohet drejtori i Albpetrol

Shqipëria

Shkarkohet drejtori i Albpetrol

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:56
Albpetrol

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shkarkon nga detyra drejtorin e Albpetrol, Dritan Spahiu. 

Largimi i tij nga detyra vjen vetëm pas 7 muajsh nga emërimi në këtë post. Në vend të tij mësohet se është emëruar Erjola Muka.

Vendimi për shkarkimin e Spahiut mësohet se ka ardhur pas treguesve negativ në përformancën e kësaj kompanie.

Dritan Spahiu u emërua drejtor i Albpetrol në mars të këtij viti pas shkarkimit të Kastriot Bejtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat