Marrëveshja Shqipëri- Greqi në pikën zero? Rama rrëfën se çfarë do të ndodhë me negociatat

Shqipëria

Marrëveshja Shqipëri- Greqi në pikën zero? Rama rrëfën se çfarë do të ndodhë me negociatat

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 21:37
Edi Rama

Në muajt e fundit Greqia ka kërcënuar me veto kundër Shqipërisë në rrugën e integrimit nëse nuk do të respektohet minoriteti. Por a ka rrezik real nga Greqia?

I ftuar në report tv, Kryeministri Rama thotë jo, ndërsa sqaron edhe pozicionin e ri të Athinës.

“Greqia nuk është një vend skeptik, por ka disa pika që lidhen drejtpërdrejt me këndvështrim për marrëdhëniet bilaterale. Ndryshimi i qeverisë ka bërë që disa gjëra të rifillojnë në procesin e një informimi reciprok dhe jam besimplotë që ne me Greqinë do të ecim, pasi kemi hapur një rrugë dhe do ta cojmë përpara” tha ai.

Por ku ka mbetur marrëveshja për kufirin detar? “Nuk kemi diskutuar për atë, por nuk ka asnjë arsye për t’u kthyer në pikën zero, por për të komunikuar më shumë dhe rakorduar pozicionet dhe për të kuptuar ku gjendemi në raport me qeverinë e re greke” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat