Ministria e Bujqësisë nxjerr “jashtë loje” laboratorët shtetërorë: Analizat ushqimore tek privati

Shqipëria

Ministria e Bujqësisë nxjerr “jashtë loje” laboratorët shtetërorë: Analizat ushqimore tek privati

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 21:40
Ilustrim

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka firmosur një urdhër i cili detyron Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që analizat ushqimore të kryhen në një laborator privat. Urdhri parashikon që analizat do të kryhen deri në nëntor të vitit 2022.

Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat. Në këtë laborator do të kryhen të gjitha llojet e analizave duke nisur që nga frutat-perimet, mishi, vajrat, bulmetet etj.

Aktualisht janë disa lloj analizash të cilat nuk i kryejnë laboratorët shtetërorë, për mungesë pajisjesh të specializuara. Në këto raste AKU detyrohet ti kryejnë ato në privat. Por me urdhrin e ri të ministrit tashmë këtë të drejtë do ta ketë një subjekt i vetëm për 3 vitet në vijim.

Pas analizimit të produktit nga laboratorët e AKU, specialistët kur kanë dyshime i dërgojnë mostrat tek Instituti I Sigurisë Ushqimore. Por edhe ky institut nuk ka të gjitha llojet e pajisjeve laboratorike ndaj bashkëpunimi me privatin është e nevojshme thonë zyrtarë të ministrisë.

Prej vitesh qeveria nëpërmjet buxhetit të shtetit por edhe Bashkimit Europian ka financuar miliona euro për modernizmin e laboratorëve me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. Por sërish autoriteti gjejnë rrugën më të shkurtër, ofrimin e shërbimit nga private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat