Hoxha: Droga nga Brazili dhe ajo në Durrës të çojnë në Elbasan… dikush po flet nga burgu, ishalla nuk i ndodh gjë

Shqipëria

Hoxha: Droga nga Brazili dhe ajo në Durrës të çojnë në Elbasan… dikush po flet nga burgu, ishalla nuk i ndodh gjë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:33
Artan Hoxha

Rastet e fundit të kapjes së qindra kilogramëve kokainë drejtuar për në Shqipëri janë lidhur nga gazetari investigativ Artan Hoxha, si ngjarje të lidhura me njëra- tjetrën.

Droga e kapur në Greqi dhe e drejtuar në portin e Durrësit (137 kg kokainë) dhe kokaina e kapur në Brazil (mbi 700 kg kokainë), sipas gazetarit Hoxha e kishin destinacionin n qytetin e Elbasanit.

Sipas tij këto sasi të mëdha droge kanë lidhje me fisin e Çapjave në Elbasan.

“Grekët nuk kishin besim tek ne prandaj e ndryshuan kokainën. Ata e kishin nën vëzhgim kontenierin. Iu iku Gentian Malindi. Si ka mundësi të të zhduket njeriu ku e ke nën vëzhgim? DEA nuk ka pasur besim dhe ka futur pluhur orizi. Kokaina ka qënë jashtë kontenierit. Ne e mbyllën qarkun me atë që mblidhte kanoçe. Droga e Brazilit lidhet me atë të portit të Durrësit. Evis Bardhi, pjesë e Çapjave, ai që është kapur me Gentian Malidin po flet nga burgu, ishalla nuk i ndodh gjë. Gjurmët të çojnë në Elbasan dhe në Fier,”-tha Hoxha. 

Më 2 shtator në Brazil u kapën 617 kg kokainë, pakot e të cilës kishin logon e K.F. Elbasanit. Pas 15 ditësh në portin e Piereut brenda një kontenieri u pikas 137 kg kokainë. Deri më tani janë arrestuar tre persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat