Reforma zgjedhore, Rama “flirton” me Bashën: Jam gati t'i shkoj edhe në zyrë

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Rama “flirton” me Bashën: Jam gati t'i shkoj edhe në zyrë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se mund t’i shkojë dhe në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha nëse do të bashkëpunojë për reformën zgjedhore.

Megjithatë kryeministri shprehet se nuk ka ndërmend ta presë pasi sipas tij kryerja e kësaj detyre është një kusht i Bashkimit Europian.

I ftuar në report tv, Rama u shpreh se puna për reformën vijon dhe se ai i mbetet mendimit se në reformën zgjedhore palët politike nuk kanë nevojë për “përkthyes”, duke lënë të nënkuptojë se i qëndron idesë kundër që PD përcolli javën e kaluar, për të sjellë në komisionin e reformës një përfaqësi të huaj.

"Nuk i trembem asnjë ndërmjetësimi, unë mendoj se nuk kemi nevojë për përkthyes, shqip merremi vesh më mirë me njëri tjetrin. Ky vend nuk mund të funksionojë më as me teka dhe as me përkthyes, por sikur funksionojnë të gjitha vendet normale. Jam gati në cdo moment që të ulem në tryezë, do të doja që të flisnim për reformën zgjedhore, pasi koha vrapon, nëse ata nuk e ndiejnë presionin e kohës dhe janë në një kalendar tjetër është e drejta e tyre, nuk kam arsye t’u bëj presion, ‘hajdeni, hajdeni, hajdeni’. Jam këtu në cdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë, cfarë ka në atë karvan, kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat