Ekspertiza, si u vranë babë e bir me pistoletë, njëri me plumb në gojë - Bota Sot
Ekspertiza, si u vranë babë e bir me pistoletë, njëri me plumb në gojë

Shqipëria

Ekspertiza, si u vranë babë e bir me pistoletë, njëri me plumb në gojë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 10:02
Merren në mbrojtje dy familjet në Klos!

Ngjarja e rëndë me tre të vdekur është përjetuar mjaft keq nga banorët e fshatit të vogël me emrin Xibër. Administratori Elton Dalliu dhe kryetari i fshatit, Hamza Hoxha, thonë se nuk gjejnë fjalë për ta përshkruar ngjarjen e rëndë. 

“Është një ngjarje mjaft e rëndë. E kemi përjetuar shumë keq. Kishin një konflikt të kahershëm, që nuk është zgjidhur dot nga autoritetet vendore dhe të afërmit e dy familjeve. Askush nuk e kishte menduar këtë gjëmë. Jemi pa fjalë. Nuk kishim dëgjuar kurrë një krim kaq të madh”, thonë vendorët e Xibrit.

Fshati Xibër është një fshat malor, rrugët janë mjaft të vështira. Ata jetojnë kryesisht me blegtori, mbledhin bimë medicinale dhe kultivojnë shumë perimet, kryesisht domate, të cilën e tregtojnë kryesisht në Tiranë, pasi fshati ndodhet më afër kryeqytetit sesa Burrelit. Janë afro 600 banorë, që jetojnë edhe me mbështetjen e emigrantëve. Shumë familje trajtohen me ndihmë ekonomike nga Bashkia Klos, në shumën 4-7 mijë lekë në muaj.

***

Pas mbërritjes në morgun e Spitalit të Burrelit, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se babë e bir kanë marrë nga një plumb fatal për jetën e tyre.

Floget Dakuci rezulton se është qëlluar një herë në shpatull, në krahun e zemrës.

Ndërsa babai i tij, Kutim Dakuci, është qëlluar me një plumb në gojë. Sali Dakuci, pasi qëlloi ndaj të dyve, u largua në banesën e tij dhe në kushte të rënda psikologjike qëlloi veten në kokë.

Përveç plumbit, autori ka dhe shenja të tjera dhune. Kjo, pasi ai është goditur nga djali i vëllait të tij me hu, gjë e cila çoi më pas në masakrën me tri viktima.

Flogeti ka pasur shenja jete deri në Qendrën Shëndetësore Klos. Ndërsa Kujtim Dakuci është transportuar me një mjet privat nga Xibri drejt Spitalit “Xhavit Mara”, por pa mbërritur ende në qytetin e Burrelit, ka ndërruar jetë.

Për shkak të plagëve që kishte marrë dhe humbjes së madhe të gjakut, ai ka vdekur.

Të dyja banesat e vëllezërve të vdekur janë marrë në mbrojtje nga Policia. Mbi 10 efektivë policie vijojnë shërbimin pranë shtëpive, për të shmangur ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, pushteti lokal në zonë dhe banorët kanë marrë masa për organizimin e ceremonive mortore./ Panorama

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...