Meta: Kemi besim tek vendet baltike për vendimin e 18 tetorit

Shqipëria

Meta: Kemi besim tek vendet baltike për vendimin e 18 tetorit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:21
Ilir Meta është takuar me Juri Ratas

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, është takuar me Juri Ratas, kryeministrin e Estonisë.

Meta tha se ky ishte një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv.

“Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Balltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje”.

“Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s.

“E falenderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kemi besim tek Vendet Balltike për vendimin e 18 tetorit”, ka shkruar Meta në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat