Dalin pamjet e terrorit, si i qëlloi Santiago Malko vëllezërit Mumajesi?

Shqipëria

Dalin pamjet e terrorit, si i qëlloi Santiago Malko vëllezërit Mumajesi?

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:33
Dalin pamjet e terrorit

Dosja.al sjell pamjet e plagosjes së 27 qershorit 2018 në një lokal në Kinostudio, ku u plagosën dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Në pamje ish-polici  Santiago Malko shfaqet në fund të shkallëve teksa qëllon me armë zjarri pas një konflikti dy vëllezërit Mumajesi. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios, dhe në video shihet nisja e konfliktit jashtë ambienteve të llotos. I shtrirë përtokë shihet Rivelino Mumajesi, i mbuluar me gjak, ndërsa në fund të shkallëve ndodhet Santiago Malko dhe një tjetër person i akuzuar për këtë ngjarje, që siç mëson Dosja.al është R.M.

Me bluzë të bardhë, dhe i plagosur në këmbë shfaqet edhe i vëllai i Rivelino Mumajesit, Juxhini.

Ngjarja ndodhi në mesnatën e 27 qershorit. Mbi 15 të shtëna u raportua nga banorët e zonës se u dëgjuan asokohe në zonën e Kinostudios në Tiranë.  Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur Rivelino Mumajesi, 36 vjeç, dhe Juxhin Mumajesi, 24 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç, i cili ishte në gjendje të rëndë për jetën.  

Policia asokohe shoqëroi 23 persona, por jo ish-policin Santiago Malko.

Ai u përfol në media, si personi që shtiu me armë dhe plagosi dy vëllezërit për prishje të pazareve të drogës, por kurrë s’u arrestua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat