Zbulohen 29 kg kanabis në Mallakastër, dy të arrestuar

Shqipëria

Zbulohen 29 kg kanabis në Mallakastër, dy të arrestuar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:01
Ilustrim

Zbulohen 29 kilogramë lëndë narkotike në Mallakastër, duke vënë në pranga dy persona.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në fshatin Usojë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të dyshuarit M. Ç., 51 vjeç në Usojë, Mallakastër u gjetën dhe u sekuestruan 29 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit, në banesën ku u gjet lënda narkotike, ndodhej edhe A. S., 45 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpuntor me M.Ç në këtë veprimtari kriminale.

Në këto kushte, dy të dyshuarit u arrestuan në kushtet e flagrancës nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat