Vrasje në Mirditë, trupi i 34-vjeçarit gjendet në mes të arës

Shqipëria

Vrasje në Mirditë, trupi i 34-vjeçarit gjendet në mes të arës

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:34
Ilustrim

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur trupin e 34-vjeçarit pa shenja jete në mes të një are.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat