A do ta hetojë prokuroria foton 80 mijë dollarëshe të Ramës me Obamën?

Shqipëria

A do ta hetojë prokuroria foton 80 mijë dollarëshe të Ramës me Obamën?

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 22:04
Elisa Spiropali

Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama pas të dhënave të reja lidhur me një pagesë prej 80 mijë dollarësh e cila dyshohet se u bë për të mundësuar në vitin 2012, një foto të zotit Rama me presidentin e atëhershëm amerikan Barack Obama.

Por analisti, Fitim Zekthi, i ftuar në RTV Ora nuk ka besim se prokuroria do ta hetojë këtë çështje pasi siç thotë ai organi i akuzës ka vërtetuar gjatë dy viteve të fundit që është një zgjatim i qeverisë.

Zekthi: Në SHBA është bërë një gjyq, janë dënuar dy njerëz. Gjykata në Neë Jersey ka marrë të mirëqënë si provë mbi të cilën juria ka gjykuar dhe vendosur që kandidati për kryeministër në Shqipëri ka paguar 80 mijë dollarë për të bnërë një foto me presidentin Obama. Ai tha në gjykatë: Më vjen turp për këtë gjë, i kam paguar paratë në emër të kryeministrit shqiptar. Të hynë para në SHBA për të financuar një fushatë elektorale kjo është vepër penale. A do të hetohet në Shqipëri nga prokuroria shqiptare apo jo? Unë them jo sepse prokuroria jonë është një zgjatim i qeverisë shqiptare. Kjo është provuar.Qeveria shqiptare nuk përgjigjet për këtë gjë, por thotë se këtë e ka bërë zoti Basha dikur me rusët etj.

Spiropali: Nuk ka çështje.

Zekthi: Për fat të keq ka çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat