Ditmir Bushati përsërit: Na duhet konsensus kombëtar

Shqipëria

Ditmir Bushati përsërit: Na duhet konsensus kombëtar

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:20
Ditmir Bushati

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i bën sërish apel politikës për pakt kombëtar për Europën.

Deputeti socialist kujton se Shqipëria ka humbur shumë shanse në rrugën drejt integrimit europian.

Ditmir Bushati: "Për këtë proces na duhet konsensus kombëtar. Ne kemi notuar kundër rrymës prandja kam propozuar pakt kombëtar për Europën. Kur flasim për Europën ne na duhet të përcaktojmë së bashku themelet e shtëpisë, ato burime financiare dhe ligjet që duhet të bëhen që pavarësith se kush e drejton këto të konsiderohen si investim. Duhet të kemi guxim për të projektuar të ardhmen tonë. Kush thotë se humbëm një shans në 1995-1996 nuk thotë të vërtetën.  Jemi vendi që nuk na janë ndarë për 30 vite çështjet e reformës zgjedhore apo reformës në drejtësi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat