Rama: Integrimi në BE, mundësi jo e shpejtë! Kushtet e Gjermanisë për politikën e saj të brendshme

Shqipëria

Rama: Integrimi në BE, mundësi jo e shpejtë! Kushtet e Gjermanisë për politikën e saj të brendshme

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:00
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Parlament, me fjalët e Sami Frashërit. Ai tha se ajo që kërkoi Sami Frashëri një shekull më parë sot nuk është një mundësi e shpejtë.

Rama e lidhje skepticizmin e disa vendeve të BE me problemet e tyre të brendshme. Ndërsa u shpreh se edhe kushtet e Gjermanisë janë për politikën e saj të brendshme. Shqipëria tha Rama është gati për hapjen e negociatave, në kohën kur ky proces është bërë më i komplikuar sesa kur vende të tjera e kanë realizuar këtë proces.

Rama: "Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropës shumë shpejt mund të hyjë në qytetari e të përzihet me Evropën". Këto janë fjalët që Sami Frashëri i shkruante në fund të shekullit 19. Sot jemi në fillim të shekullit të 21 dhe ajo çka Sami Frashëri i dukej si mundësi e shpejtë në fakt ka kërkuar një shekull në mes dhe sot që flasim nuk mund të themi që është një mundësi shumë e shpejtë ende.

Kushtet e Gjermanisë për politikën e saj të brendshme

BE sot ka një debat të brendshëm të imponuar nga dinamika të brendshme dhe të lidhura me një periudhë krize, që ka marrë përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve. Dëgjoj këtu që gjermania, ka vënë kushte. Pse i ka vënë gjermania kushtet, i ka bënë për çfarë? I ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të politikës së vet të brendshme, pse edhe në grupin më të madh parlamentar bëhet një debat i madh, sikur çfarë po i japim Shqipërisë. Dhe ka votat pro ka dhe kundër.

Shqipëria është gati, BE jo

Është e rëndësishme mos bëjmë politikën mizerabël të ditës. Shqipëria sot është shumë më gati seç kanë qenë vendet e tjera përpara se të hapnin negociatat. Procesi është bërë shumë më i komplikuar dhe shumë më kërkues. Sot Shqipëria kërkon çeljen e negociatave dhe kush është pikëpyetja. Sa dhe si Franca do ta adresojë këtë kërkesë Shqipërisë.

Shqipëria sot në raport me momentin kur mori statusin e kandidatit është ku e  ku në raport me kriteret. Nuk janë gati ata.

Po pastrojmë drejtësinë

Maqedonia e Veriut sot me të drejtë shikohet me një sy më pak kritik, e dini sa vjet ka që pret të hapë negociatat, që sipas kritereve dhe kërkesave të bëra nga vetë BE duhet ti kishte hapur shumë e shumë vite më parë. Por shikohet sot me këtë sy për shkak të një marrëveshje të madhe dhe të zgjidhjes së një konflikti që ka çliruar një ngërç të madh. Por këtu do jemi, do të shikoni sesi për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi do të fillojë një proces kërkesë që Shqipëria sot e ka nisur, që është procesi i një reforme në drejtësi që kërkon pastrimin e drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat