Hajdari: Ne jemi rebelët, do jemi opozita e parë që vendosëm vendin para partisë

Shqipëria

Hajdari: Ne jemi rebelët, do jemi opozita e parë që vendosëm vendin para partisë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 12:43
Rudina Hajdari

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari tha në parlament se grupi parlamentar që ajo përfaqëson do jenë të parët si opozitë që vendosin vendin para partisë.

Hajdari tha se ajo ka pritshmëri për një vendim pozitiv.

“Sot cdo qytetar ka humbur besimin te liria e votes, te demokracia. Që në momenti që u vendosa në listen e PD dhe arsyeja pse jam ne politikë ishte : për të shtyrë përpara agjendën evropiane të vendit. Qëllimi për të shkuar në BE shkon përtej partive, militantëve.

Kjo elitë politike ka penguar zhvillimin. Do jemi opozita e parë që vendosem të vëme vendin para partisë, rebeletët e parë, ndihem krenare që jam nismëtare e kesaj rezolute.
Nuk do punoj asnjë ditë kundër përparimit të Shqipërisë, e veshtirë por jo e pamundur. Ky sistem është më i keqi që ka njohur vendi, demokracia është varfëruar nuk i shërbejmë dot më këtij qëllimi edhe pse jam ne opozitë luftova për celjen e negociatave, për të bërë diferencën, që Shqipëria të ketë mundësi zhvillimi e përparimi.

Një vlerësim negativ i shtyn shnaset 3-4 vjet. Nga 2018 e deri tani Shqipëria ka bërë hapa pas. Gjatë kësaj ka patur një përparësi të lehtë në drejtësi me vetingun, por nuk po luftohet lufta kundër korrupsionit.
Unë e di që vendim marrja nuk është statike, më shumë Europë në Shqipëri do na bënte mire të gjithë. pritshmëria ime është për një vendim pozitiv”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat