Tetori një “dimër i vogël”, reshje shiu dhe ulje temperaturash

Shqipëria

Tetori një “dimër i vogël”, reshje shiu dhe ulje temperaturash

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Muaji tetor do te  nisë dhe do të mbyllet me reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Sinoptikanët thonë se kjo është normale për stinën e vjeshtës. Reshjet e para nisin mbrëmjen e kësaj të enjteje dhe pas një ndalese, rikthehen të hënën.

Rënia e temperaturave shoqëruar me reshje shiu në këtë fillim tetor për sinoptikanët është krejt normale për stinën që jemi.

Në një interviste per Ora News sinoptikani, Hakil Osmani thotë se reshjet e shiut nisin pasditen e kësaj të enjteje deri mesditën e së premtes, për tu rikthyer sërish të hënën.

Hakil Osmani: Territori shqiptar do të ketë vranësira, duke bërë që edhe reshjet të jenë më të dendura në të gjithë territorin. Kjo situatë do të vazhdojë deri në mesin e ditës së premte. Sa i përket ditës së shtunë dhe të dielë do të ketë përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që territori të jetë me kthjellime dhe vranësira. Pritet që dita e hënë dhe e martë të ketë rikthim të shiut.

Sa u përket temperaturave ato do të shënojnë një zbritje, edhe kjo normale për muajin tetor.

Hakil Osmani: Temperaturat do të jenë të freskëta pasi kemi pësuar një rënie në vlerat maksimale me 4-5 gradë, duke regjistruar vlerën 24-25 gradë.

Pjesa e dytë e muajit tetor do të regjistrojë prezencë më të madhe të reshjeve të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat