Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për një gjyqtar dhe prokuror

Shqipëria

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së për një gjyqtar dhe prokuror

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:30
Ramiz Lala

Komisioneri Publik ankimon në  Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala, Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër.

"Komisioneri Publik, mbështetur në kompetencën e tij ligjore, nga shqyrtimi i vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, dhe i akteve në dosje të Komisionit, referuar dhe përmbajtjes së një materiali informues/denoncues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në lidhje me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, material i depozituar pranë Komisionerit Publik pas marrjes së vendimit nga ana e Komisionit, vlerëson se provat e administruara nuk janë të mjaftueshme për vlerësimin tërësor të procedurave për subjektin e rivlerësimit, z. Ramiz Lala" thuhet në njoftimin publik.

Në të tilla rrethana, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit, në tërësinë e tij, ka shkaqe të mjaftueshme ligjore për një hetim të mëtejshëm nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe kërkon që, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit nr. 190, datë 26.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit,  Ramiz Lala.

Me 26 korrik të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala. Trupa gjykuese e KPK-së përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Shuli anëtare dhe Pamela Qirko relatore e çështjes.

Ankimohet dhe vendimi për prokurorin

Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe për Petrit Çanon, me detyrë prokuror/Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat