Pas letrës së zyrtarëve të BE, Cakaj: Koha të hapim bisedimet

Shqipëria

Pas letrës së zyrtarëve të BE, Cakaj: Koha të hapim bisedimet

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:48
Gent Cakaj

Ministri në detyrë Gent Cakaj ka përshëndetur letrën e zyrtarëve të lartë të Brukselit, në të cilën u kërkohej vendeve anëtare të BE-së që të hapin negocitata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në twitter, Cakaj shkruan se tani është koha për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

"Një mesazh shumë i drejtë dhe inkurajues për një vendim pozitiv të Këshillit të Europës në tetor. Faleminderit Presidentit të Parlamentit Evropian, Juncker dhe Ursula von der Leyen për udhëheqjen dhe mençurinë tuaj strategjike! Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit meShqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!” shkruan Cakaj.

Drejtuesit e institucioneve më të lartë të Bashkimit europian ju drejtuan sot vendeve anëtare me një letër të përbashkët për të kërkuar prej tyre hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Ne besojmë se tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit me të dy vendet”, shkruhet në letrën e firmosur nga Presidenti i ri i Parlamentit europian David Sassoli, Presidenti aktual i Këshillit Europian Donald Tusk dhe ai i Komisionit Europian Jean Claude Juncker si dhe presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat