Berisha: Rama po bën gjithçka që të bllokojë negociatat, ka të dhëna për këtë

Shqipëria

Berisha: Rama po bën gjithçka që të bllokojë negociatat, ka të dhëna për këtë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 21:18
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se kreu i qeverisë është pengesa kryesore e hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së, pasi sipas tij Rama nuk e do integrimin.

Në një intervistë për Ora, Berisha tha se Rama po bën gjithçka që të bllokojë negociatat.

Berisha: Ndërkombëtarët nuk kanë refuzuar. Bochardt është jashtëzakonnisht i njëanësuar me Ramën, por unë nuk besoj se mund të refuzojë angazhimin e ODIHR në reformë. ODIHR nuk pranon të vijë në reformë nëse njëra palë kundërshton. Edi Rama e kundërshton ardhjen e  ODIHR se dëshiron me çdo kusht të bllokojë negociatat. Nuk pyet për asgjë tjetër përveç karriges së pushtetit ekzekutiv dhe parave të tij. Nëse do të ishte serioz ky, Gjykatat Kushtetuese do të ishte ngritur me kohë, Gjykata e Lartë, SPAK, BKH.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Berisha tha se lëshimi i parë që duhej të bënte Rama.

Berisha: Është kusht nga më kryesorët reforma elektorale. Nuk ka kryeministër që do hapjen e negociatave që nuk i thotë opozitës shkruaje vetë dhe hajde ta votoj, mjafton të ruash standardet. Ky i thotë opozitës karroca e trenit, lësho rrugën.Lëshimi i parë në këtë krizë që duhet të bënte kryeministri ishte kjo që ai nuk e bën.Po çfarë humbet ti me reformën elektorale?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat