Politika shqiptare e përçarë në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanive, Ambasadori u kujton kushtet

Shqipëria

Politika shqiptare e përçarë në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanive, Ambasadori u kujton kushtet

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 22:57
Ilustrim

Edhe pse ishin në  festë, në 30 vjetorin e përkujtimit të rënies së murit të Berlinit, krerët e politikës shqiptare reflektuan tensionin politik.

Kryeministri Edi Rama, shtrëngoi duart pothuajse me të gjithë të ftuarit  në rezidencën  e ambasadës gjermane, përveçse me presidentin Ilir Meta dhe  kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Këta dy të fundit, u paraqitën miqësorë me njëri-tjetrin.

Ilir Meta, u zhvendos nga tavolina e tij dhe shtrëngoi duart edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretarin e Përgjithshem të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Në shtëpinë e tij, ambasadori Zingraf , nuk nguroi ti kujtonte krerëve të politikës  shqiptare kushtet e Gjermanisë për integrimin, pa e shmangur mbështetjen për këtë proces.

"Mbështetja jonë mund të jetë vetëm ndihmë, ndërkohë që përmirësimi kushteve të punës dhe jetesës duhet të vijë përfundimisht nga institucionet shqiptare. Qeveria federale dhe Bundestagu në Berlin i thanë po hapit të radhës së Shqipërisënë procesin e anëtarësimit në BE. Vazhdimi i reformave, sidomos në fushën e drejtësisë dhe administatën publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushte për këtë".

Një thirrje kishte dhe për klimën e biznesit, ndërsa tha se hapja e negociatave dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Bundestagu janë baza për investitorët e huaj, përfshirë ata gjermanë.

Gjermanët vazhdojnë të jenë të interesuar për Shqipërinë, tha Ambasadori, por sipas tij klima ende nuk i ka bindur për të bërë investime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat