Vrasja në Lushnjë, Dervishi: Kjo ka ndodhur vetëm në ’97, truri i viktimës shkoi 20 m larg në pallatin përballë

Shqipëria

Vrasja në Lushnjë, Dervishi: Kjo ka ndodhur vetëm në ’97, truri i viktimës shkoi 20 m larg në pallatin përballë

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 07:08
Ferdinand Dervishi

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “360 Gradë”  tha se vrasja në Lushnje ka nxjerrë në pah falimentimin e politikës dhe rendit.

Dervishi tregoi edhe se në çsituatë ndodhet siguria dhe rendi në Lushnje.

Dervishi: Aldo Bare dihet nuk bëri luftë vetëm me kundërshtarët, por bëri luftë edhe me shtetin, vrau një polic. Atentatoi një shef komisariati, vuri tritol në stadium. Shteti iu kundërvu në disa etapa dhe shkatërroi bandën e Aldo Bares. Është ngritur pala tjetër ka gjetur terren dhe po godet Aldo Baren. Por jemi në 2019 shteti ku është? Mua nga Lushnja ku është bërë kjo vrasje më raportuan një situatë të tmershme. Që vinin këto makina dhe terrorizonin njerëzit. Ky njeri nuk ishte armik i kundërshtarëve. Ky kërkonte më zbardhni pse është vrarë nipi im. 

Ky është vrarë. Nuk ka dështim apo faliment më të madh për politikën dhe policinë kur krimi ka kohën të mendojë dhe të nisë të zbtojë vrasjen e kundërshtarëve eventualë të nivelit të 15. Kjo ka ndodhur vetëm në situata pa shtet, dhe në '97. Shteti jonë nuk bën dot asgjë. Ta vrasësh atë njeri ku ruhej i shkreti, rrinte në katin e 2-të dhe pinte kafe sepse i kishin bërë një herë atentat, të kishte fushë pamje, i vijnë me makinë, i ngjiten në 2 drejtime dhe e pushkatojnë në afërsi dhe truri i tij shkon 20 metra larg në pallatin përballë. Është makabre, vrasje që shkakton terror në popull. Nuk kam parë më keq se sot dhe këto ditë rendin në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat