Cakaj në Nju Jork me mbesën e heroit të UÇK-së: “Shembulli se çdo sakrificë ia ka vlejtur”.

Shqipëria

Cakaj në Nju Jork me mbesën e heroit të UÇK-së: “Shembulli se çdo sakrificë ia ka vlejtur”.

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 20:48
Gent Cakaj dhe Fjoralba Ademaj

Gjatë vizitës në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës në ambjentet e shkollës “Children of the Eagle” ka pasur një takim të veçantë me Fjoralba Ademaj, mbesa e dëshmorit të luftës të UÇK-së, Vezir Ademaj.

Në foton e postuar në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan “Vezir Ademaj la jetën e qetë të perendimit për t’iu bashkuar luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. Në fund, vendi të cilit ai trimërisht i fali jetën, e kujtoi me nderim dhe përulje duke i dhënë titullin hero.”

Cakaj shton se Shembulli i Fjoralbës dhe gjeneratës së saj është dëshmia e prekshme dhe e përditshme se çdo sakrificë ia ka vlejtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat