Mashtrimi me “rrëmbimin”, psikologët: Prindërit të shtojnë komunikimin me adoleshentët!

Shqipëria

Mashtrimi me “rrëmbimin”, psikologët: Prindërit të shtojnë komunikimin me adoleshentët!

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:44
Psikologët

Një “lojë” apo rebelim adoleshentësh ngriti në këmbë strukturat e shtetit dhe tronditi opinionin publik.

I presupozuari rrëmbim i një vajze 13-vjeçare rezultoi një largim me dëshirë thjesht për të kaluar disa orë me miqtë e saj.

Por kjo situatë për psikologët është e rëndë dhe shumë e përdorur nga adoleshentët.

"Zhvillimi i momentit i këtyre të rinjve është paralelisht me modele të para shoqërore.Nëse ne pretendojmë që të zhvillohemi edhe të rinjtë e sotëm kërkojnë ta marrin këtë zhvillim përnjëherë. Është një zhvillim deri diku i kuptueshëm për moshën që vajza ka edhe ndoshta për situatat e saj familjare.Ne nuk e dimë realisht sesi sillen prindërit me të, apo çfarë kërkesash mund të ketë ajo."

"Për nga trauma dhe ankthi që ka shkaktuar e gjithë kjo ngjarje është goxha e rëndë."

Për psikologët një ndikim të madh kanë edhe prindërit, të cilët në shumë raste i izolojnë fëmijët nga shoqqria.

"Prindërit duhet të jenë ata të cilët kanë një indikator shumë të madh. Duke kuptuar moshën të cilën ka vajza por edhe fëmijët e kësaj moshe, janë adoleshtë dhe sjellja, mënyra sesi veprojnë dhe mendojnë janë shumë të ndryshme nga të rriturit. 

Edhe kënaqësitë që duan të marrin, qoftë edhe të dalurit pa leje, janë forma që mund të duken të bëshme nga adoleshentët. Por janë prindërit që duhet të kenë një komunikim më të shëndetshëm me fëmijët dhe të mos vendosin masa drastike të tipit: Ti nuk duhet të dalësh, vetëm kur të rritesh duhet të dalësh! Dëgjojmë shpesh herë prindër të cilët i kufizojnë fëmijët e tyre në lëvizje."

"Është mirë që të biem deri diku dakord me mendimet e të rinjve, herë pas here edhe duke u hapur sytë dhe duke i bërë realistë me situatat ku ndodhet familja dhe shoqëria ku jeton."

Ngjarja e së premtes që mori vëmendje maksimale përfundoi pas disa orëve, ku policia pasi gjeti vajzën sqaroi edhe versionin zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat