Skandali i drejtësisë, hetimi ndaj Liridon Pulës nga padi anonime

Shqipëria

Skandali i drejtësisë, hetimi ndaj Liridon Pulës nga padi anonime

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:09
Liridon Pula

Thellohet skandali me drejtësinë në Shqipëri.Numri dy i qeverisë shqiptare ka publikuar fakte konkrete që lidhen me arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Sipas Braçes, krimi më i fundit i prokurorit Arjan Ndoi dhe drejtësisë shqiptare i ka kushtuar ish-kreut të Kadastrës lirinë padrejtësisht. Në bazë të fakteve, Braçe konfirmoi se prokurori Arjan Ndoi i ka fshehur gjykatës fakte konkrete që e ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes.

Arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës është vetëm një shantazh.

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas arrestimit të Liridon Pulës. me detyrë drejtor i Kadastrës në Durrës.

Numri dy i qeverisë theksoi se krimi i radhës i drejtësisë me prokuror Arjan Ndoin i ka kushtuar Pulës lirinë për katër ditë.

Braçe: Krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi nuk ka, krim më të rëndë se marrja e lirisë së një shtetasi përmes sistemit të drejtësisë nuk ka, krim më të rëndë për sistemin e drejtësisë se ti marrë lirinë një shtetasi në mënyrë të paligjshme nuk ka. Ky është akti i fundit final i një seri të gjatë kërcënimesh e shantazhi një mujor ndaj drejtuesit të ASHK-së në Durrës.

Kallëzimi sipas Braçes është bërë nga një person anonim dhe në asnjë moment nuk përmendet emri i ish-drejtorit Liridon Pula.

Me dokumenta konkrete, Erjon Braçe, sqaroi se prokurori i ka fshehur gjykatës faktet që ndryshojnë komplet rrjedhën e ngjarjes.

Braçe: Procedimi penal është regjistruar nga ky kallëzim anomim ku Drejtori i ASHK-së së Durrësit nuk përmendet, nuk akuzohet, nuk kallëzohet gjëkundi. Janë të tjerë njerëz që përmenden këtu.

Numri dy i qeverisë nuk la pa shigjetuar edhe opozitën për deklarata false, ndërsa hodhi poshtë lidhjen familjare me ish-drejtorin Liridon Pula.

Braçe: Ju nuk ikeni turp fare! Ju nuk keni asgjë serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ju keni thjesht propagandë.

Erjon Braçe paralajmëroi se do të dorëzojë të gjitha dokumentat në institucionet e drejtësisë.

Nga verifikimet që i ka bërë hartave, zv/kryeministri ka zbuluar se personi i  sjellë si dëshmi në gjykatë zotëron një truall të pretenduar km larg kompleksit Lura 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat