A do të vijojë opozita me protestat? Ja si përgjigjet Basha

Shqipëria

A do të vijojë opozita me protestat? Ja si përgjigjet Basha

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:52
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa foli për situatën politikë në vend dhe aksionin e opozitës, i pyetur nëse do të vijojnë protesta, nuk dha një përgjigje të qartë.

I ftuar në Kjo Javë, Basha tha se ato nuk janë ndalur kurrë dhe as nuk janë spostuar, ndërsa shtoi se aksioni i opozitës nuk është mjaftuar vetëm me protestat.

"Axhenda e protestave është në funksion të objektivave politikë që një forcë politike apo një koalicion ka.

Pra, nuk është se janë stopuar. Protesta ka patur përditë. Opozita është gjithmonë në krah të qytetarëve, nëse protestojnë kundër padrejtësive dhe korrupsionit tek Unaza e Re apo tek Teatri Kombëtar.

Protestat kanë vazhduar në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Tiranë", tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat