I dënuar për vrasje, shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali, policia në kërkim të tij

Shqipëria

I dënuar për vrasje, shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali, policia në kërkim të tij

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:02
45-vjeçari është një person i rrezikshëm

Një shqiptar është arratisur nga burgu në Campobasso të Italisë ku po vuante dënimin për vrasje.

Sipas medias italiane, 45-vjeçari është një person i rrezikshëm dhe kishte dalë nga burgu një ditë më parë, pasi kishte marrë leje.

Ai i ka kaluar orët e lejes dhe nuk është paraqitur më në burg. Pasi shqiptari nuk u kthye më, policët italianë kanë ngritur post-blloqe në mbarë territorin e provincës, kurse kanë vënë në dijeni edhe kolegët e tyre në provinca të tjera të Italisë.

Akoma nuk dihet sesi ka ndodhur arratisja. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë, jashtë burgut.

Tashmë fotografia e burrit shqiptar është shpërndarë kudo dhe ai po kërkohet për të vuajtur dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat