Diell dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Diell dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 18ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23 ºC dhe në zonat bregdetare nga 17C në 26ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 12ºC në 22ºC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat