Vodhën 60.000 lekë, arrestohen dy ‘skifterat’ e Lezhës

Shqipëria

Vodhën 60.000 lekë, arrestohen dy ‘skifterat’ e Lezhës

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi i kanë vjedhur 60.000 lekë të reja një shtetasi.

Sipas policisë të arrestuarit kanë kryer edhe vjedhje mëparë.Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E.C dhe P.D banues në Lezhë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e provës materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat