I dënuari për vjedhje lëvizte me armë në brez, arrestohet

Shqipëria

I dënuari për vjedhje lëvizte me armë në brez, arrestohet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Mallakastër pasi lëvizte me armë pa leje në brez. Sipas njoftimit të Policisë, 33-vjeçari A.L, është person me precedent të mëparshëm kriminal ku ka qenë dënuar për vjedhje.

Gjithashtu edhe mjeti me të cilin ai lëvizte dyshohet që është i vjedhur, pasi kishte numër shasie të modifikuar.

Njoftimi i Policisë

Mallakastër

Policia evidenton dhe godet një rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri në brez, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-A.I., 33 vjeç, banues në Mallakastër

(i dënuar më parë për “Vjedhje”)

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër në hyrje të qytetit të Ballshit, në Dukas, duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” dhe  gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me një krëhër dhe tetë fishekë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip “Benz”, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar pasi rezulton me targa të falsifikuara dhe me nr shasie të modifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”,  “Trafikimi i mjeteve motorrike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat