S’ka punë, të rinjtë “heqin” dorë nga universitetet

Shqipëria

S’ka punë, të rinjtë “heqin” dorë nga universitetet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:54
Universitetet

Jo të gjithë të rinjtë rendin pas universitetit, një pjesë e tyre kanë kthyer sytë nga arsimi profesional, për shkak se kanë vështirësi të gjejnë punë.

Pas përfundimit të gjimanazit, Edisioni ka vendosur të ulet në bankat e shkollës profesionale. Ai po ndjek kursin elektroaut.

Edisoni: Besoj se është shumë e vështirë për një vend pune, po me kushtet profesionale që kemi zgjedhur besoj se ne do ta kemi më të lehtë.

Ndërsa Darli mendon se formimi në kursin e kuzhinës do ta ndihmojë të gjejë një punë.

Darli: Mendoj se kjo certifikatë do të na shërbejë për një të ardhme më të mirë jashtë shtetit, sepse vendi këtu nuk na ofron kushtet e punës. Kuzhina është pasion në radhë të parë dhe them ta ndjek edhe jashtë.

Por ka edhe nga ata të rinj që kanë përfunduar arsimin e lartë, por besojnë se do të punësohen më lehtë jashtë vendit nëse ndjekin dhe kurse profesionale. Ky është dhe rasti i Rugovës.

Rugova: Përpos arsimit të lartë që kam mbaruar për fizioterapi zgjodha estetikën sepse doja diçka plus.

Formimi profesional ka qënë zgjedhja e afro 2 mijë e 400 personave.

Mata: Në institucionin tonë mund të them se 30% janë persona me arsim të lartë. Kjo tregon që është i ngopur tregu me juristë me profesione që nuk e gjejnë dot veten, por janë të ndërgjegjësuar që duhet të marrin një profesion për të gjetur veten e tyre.

Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik, Hanëme Mata shprehet se interesi për kurset profesionale ka qënë në rritje pasi ato iu përgjigjen kërkesave të tregut.

Prej disa vitesh personat që nuk janë në marrëdhenie pune i përfitojnë këto kurse falas, ndërsa të tjetër kundrejt një pagese që varion nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat