Tërmeti, evidentohen familjet e dëmtuara në Kamzë

Shqipëria

Tërmeti, evidentohen familjet e dëmtuara në Kamzë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:39
Tërmeti

Procesi i ekzaminimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjeve ka përfunduar në Kamëz dhe tashmë pritet që të mbyllet në të gjithë vendin që të nisin edhe dëmshpërblimet. PS kërkon që të eliminohen të gjitha përpjeket për abuzime nga familjet që nuk janë prekur nga fatkeqësitë natyrore.

Në Kamzë ka përfunduar verifikimi i të gjitha shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit si dhe është krijuar regjistri i objekteve të dëmtuara. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në takimin me familjarët e prekur nga tërmeti dhe përmbytjet u shpreh se ka patur tentativa edhe për abuzime, por inspektorët në terren kanë bërë verifikimet e duhura.

Balla: Ne e dimë se kush janë familjet që realisht janë prekur nga tërmeti, sepse ka pasur edhe ndonjë abuzim. pra ne e dimë që shtëpitë e ndërtuara jo mirë, po ato që janë të vjetra, padyshim që kanë nevojë për ndërhyrje por nuk ka ardhur dëmi na tërmeti.

Përvec ndihmës së 14 vendeve të BE dhe fondit Shqipëria soliadare, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion edhe 6 milionë dollarë për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Ndërkohë që ende nuk kemi një hartë të përfunduar të shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti dhe përmbytjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat