Prrenjas, bombola e gazit shpërthen në banesë

Shqipëria

Prrenjas, bombola e gazit shpërthen në banesë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:30
Ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer në fshatin Kotodesh në Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e Barie Golemit, e cila jetonte e vetme.

Sipas informacioneve të para mësohet se shpërthimi është pasuar nga zjarri.

Policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendin e ngjarjes dhe vunë në kontroll flakët.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat