Aksident i tmerrshëm në Cërrik, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shqipëria

Aksident i tmerrshëm në Cërrik, një i vdekur dhe dy të plagosur

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:40
Foto nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Kamuna në njësinë Mollas në Cërrik, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Aksidenti ndodhi pasi një nga mjetet është përpjekur të evitojë një karrocë dhe është përplasur me një mjet tjetër i cili po vinte me shpejtësi.

Ndërkohë edhe gomari i cili tërhiqte karrocën ka ngordhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat