Të enjten mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore

Shqipëria

Të enjten mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:22
Foto

Ditën e enjte do të mblidhet Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Pak ditë më parë, OSBE thirri tryezën për reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të opozitës jashtëparlamentare.

Përfaqësuesi i PD-së në tryezë propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë, por nuk mori miratimin e mazhorancës dhe të vegjëlve në Kuvend, ndaj edhe la tryezën.

Veç PD-së tryezën e braktisën edhe opozita e re, të cilët thanë se u provokuan nga PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat