Rektorët ngrenë alarmin: Po braktiset mësuesia

Shqipëria

Rektorët ngrenë alarmin: Po braktiset mësuesia

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 17:36
Foto

Rektorët kanë ngritur alarmin për braktisjen e degës së mësuesisë në fakultete. Në takimin me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi ata kanë theksuar se pagat e arsimtarëve dhe kushtet e punës po bën që maturantët ta kërkojnë gjithnjë e më pak. Një tjetër problem, për rektorët është dhe bllokimi i doktoraturave

Kushtet e punës, pagat e arsimtarëve dhe mesatarja që kërkohet për degën e mësuesisë po sjell një rënie të numrit të maturantëve që kërkojnë të ndjekin studimet në këtë fushe. Në takimin që kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi zhvilloi me rektorët e universiteteve, u ngrit shqetësimi se kjo situatë vihet re në të gjithë vendin

"Që rritja e kërkesës për pranimin cilësor të studentëve  në fushat e mësuesisë nuk është shoqëruar me masa motivuese për mësuesit në karrierë. Kjo gjë ka bërë që degët e mësuesi nëpër universitete të rrezikohen"

Kritika për ndryshimet në sistem ka bërë dhe ish ministri i Arsimit të qeverisë Nano, Ethem ruka. Sipas tij bllokimi i doktoraturave po sjell probleme

Ruka: U bë një vendim qeverie me shpejtësi pas protestave të studentëve, por që është i pazbatueshëm. Që të verifikosh doktoratat sot duhet një infrastrukturë mjaft e madhe.

“Po nxisim mençurinë që vjen nga plagjiatura”, ky ishte shqetësimi që Kujtim Cashku ngriti në tavolinën e rrumbullakët të organizuar nga Gramoz Ruçi.

Çashku: Ky fenomeni i plagjiaturave në vendin tonë, sa po vjen dhe...ne po krijojmë modelin për të kultivuar mençurinë që vjen nga vjedhja.

Nga ana e tij kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm do të shihet me përparësi fondi për arsimin e lartë. Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të parlamentit tyë Shqipërisë, qeveria do të akordojë bursa për studentët ekselentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat