Apeli i Shellës: Ngadalësoni procesin e vetingut, do ngelim me Gjykata të boshatisura - Bota Sot
Apeli i Shellës: Ngadalësoni procesin e vetingut, do ngelim me Gjykata të boshatisura

Shqipëria

Apeli i Shellës: Ngadalësoni procesin e vetingut, do ngelim me Gjykata të boshatisura

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:08
Gerti Shella

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella i ftuar në emisionin “Tempora” i bëri apel organeve të drejtësisë që të ecin me ritme të ngadalta sa i përket vettingut.

Sipas tij nëse do të ecim me këto ritme në krye të 7 viteve do kemi gjykata të boshatisura.

Gerti Shella: Unë i bëj një apel publik organeve që bëjnë tashmë qeverisjen e sistemit gjyqësor. Duhen të ngadalësojnë ritmet e procesit të vettingut. Nëse do të ecim me këto ritme në krye të 7 viteve do kemi gjykata të boshatisura dhe do të gjendemi përballë rrethanave skandaloze të komprometimit të qëllimit numër 1 të reformës në drejtësi që ishte promovimi dhe rritja e eficensës gjyqësore. Vettingu nuk ka qenë qëllimi i reformës. U ndërmor për shkak sepse u ndërlidh principi që nëse një gjyqtar të zvarrit çështjen me siguri e bën me qëllim korrupsionin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...