Bardhi: Opozita ka parashikuar gjithçka po ndodh sot

Shqipëria

Bardhi: Opozita ka parashikuar gjithçka po ndodh sot

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 23:13
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshme i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin "Tempora"  u shpreh se opozita ka parashikuar gjithçka që po ndodh sot, sa i përket Reformës Zgjedhore.

Gazetari: Si opozitë keni ndonjë propozim ligjor konkret se si mund të ndreqet kuadri ligjor?

Bardhi: Në demokraci ka qeveri dhe opozitë, nuk ka opozitë brenda apo jashtëparlamentare. Mund të ketë njerëz që i thërrasin vetes opozitarë parlamentarë, por kjo nuk i bën opozitarë. Opozitë është ai që është në mision të përditshëm. Ne kemi bërë propozime konkrete edhe gjatë fazës kur është miratuar Reforma Zgjedhore. Kemi bërë dhe parashikuar gjithçka që po ndodh sot. Nëse i kthehesh dokumenteve të përgatitur nga ekspertët e opozitës me propozime konkrete të ofruara nga PD në atë kohë, çdo problematikë të ndodhur sot do ta gjeni të trajtuar me një propozim konkret si të mos ndodhte ajo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat