Meta: Zgjedhjet në Kosovë ishin si në Danimarkë - Bota Sot
Meta: Zgjedhjet në Kosovë ishin si në Danimarkë

Shqipëria

Meta: Zgjedhjet në Kosovë ishin si në Danimarkë

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 06:18
Ilir Meta

Presidenti shqiptar, Ilir Meta komentoi sot zgjedhjet në Kosovë, ndërsa u shpreh se sistemi zgjedhor me lista të hapura u dha mundësi qytetarëve që të zgjedhin midis shumë kandidatëve për deputetë, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh një gjë e tillë.

Presidenti Meta zhvilloi një bashkëbisedim me studentët ekselentë të Universitetit Evropian të Tiranës.

“Lidershipi politik këtu e ka bërë të vështirë për shqiptarët, jo se shqiptarët nuk duan zgjedhje të rregullta. Por në Kosovë kanë sistem elektoral me lista të hapura. Pra voton edhe partinë por edhe kandidatin. Kryetari i partisë mund të të mos preferojë dhe të lë në fund, por të zgjedh populli. LDK-ja dëgjoi reagimin nga qytetarët dhe vendosi si kandidate për kryeministër Vjosa Osmanin e cila ishte e 87-ta në listën e kaluar, por doli e dyta, pasi ishte kritike ndaj disa politikave dhe qytetarët e mbështetën”, tha Meta.

Presidenti tha se “ka një meritë sistemi, pasi i jep mundësi qytetarëve dhe i vendos partitë nën presion për të zgjedhur njerëzit e duhur”.

“Këtu Kushtetuta e ’98 u bë që mos përsëritej 1996- 1997, që solli një situatë kaosi dhe në vitin 2008 ajo që ndodhi me lista të mbyllura për të cilat ne nuk ishim gati. Ne nuk i kemi partitë ‘demokratike’ dhe nuk kemi kulturë të konsoliduar demokratike. Që atëherë partitë u mbyllën më shumë. Deputetët nuk bëjnë oponencë apo shprehin mendim personal, pasi e dinë që vendi i tyre nuk varet nga reagimi qytetar, por nga partia dhe pozicioni i tij si kandidat varet nga forca që ka partia në zonën përkatëse”, tha Meta.

Për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Meta tha se “ne nuk na përket të ndërhyjmë pasi është cenim i sovranitetit të institucioneve të Kosovës dhe na mbetet vetëm ta mbështesim”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...