Shqipërisë i ikën "truri"

Shqipëria

Shqipërisë i ikën "truri"

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:31
Foto

Emigrimi i trurit nga Shqipëria vijon të mbetet në nivele alarmante. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se personat me arsim të lartë përbëjnë 40% të numrit në total të emigrantëve  që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria.

Faktorët që i kanë detyruar sipas raportit të Bankës Botërore janë pagat më të larta në BE, mundësi për avancim profesional dhe trajnim, të ardhme më të mirë për anëtarët e familjes (siç janë mundësitë arsimore për fëmijët),  si dhe kushte më të mira jetese dhe pune.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në 9 muajt e këtij viti  janë larguar drejt Unionit rreth 1 mijë mjekë dhe infermierë. Madje situata në Shqipëri krahasohet me Kazakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin. Ne raport nënvizohet se trende të tilla të vazhdueshme shpesh janë simptomë dhe jo shkak i problemit bazë.

Për të ndryshuar situatën Banka Botërore sugjeron përmirësim të qeverisjes fuqizim të institucioneve në vendet e origjinës të cilat  janë politikat afatgjata.

Midis tyre përmendet nxitja e sektorit privat dhe fuqizimi i krijimit të vendeve të reja të punës, investimi në arsimin e lartë dhe rritja e mundësive për gratë në ekonomi.

Një tjetër shqetësim që ngrihet është edhe niveli i varfërisë. Edhe pse ka pasur një rritje të numrit të të punësuarve në  Shqipëri theksohet se varfëria mbetet e lartë, pasi rreth 34.6 përqind e shqiptarëve vlerësohet të jetojnë me nën 5.5 dollarë në ditë në vitin 2019, i njëjti nivel me Gjeorgjinë.

Në këtë mënyrë vendi ynë përfshihet në listën e popullsisë më të varfër. me 5.5 dollar në ditë në Kroaci është vetëm 4 për qind e banorëve, në bullgari 7, në Kazakistan me 8.4 dhe në Kosovë vetëm 18.5 për qind.

JETESË ME 5 USD

SHQIPËRI 34.6 %

GJEORGJI 38%

KROACI 4 %

BULLGARI 7%

KAZAKISTAN 8.4%

KOSOVË 18.5%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat