Transporti ndërqytetas ultimatum Ballukut: Ndalo informalitetin ose bllokojmë terminalet! - Bota Sot
Transporti ndërqytetas ultimatum Ballukut: Ndalo informalitetin ose bllokojmë terminalet!

Shqipëria

Transporti ndërqytetas ultimatum Ballukut: Ndalo informalitetin ose bllokojmë terminalet!

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:46
Ilustrim

Operatorët e Transportit Ndërqytetas kanë paralajmëruar ministren Belinda Balluku se do të bllokojnë transportin në të gjithë Shqipërinë nëse nuk marrin masa për të ndaluar informalitetin.  Kujtim Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas  deklaroi se në vend që tu garantohen rregullat e punës po përballen me gjoba.

Informaliteti ka ngritur në alarm operatorët e transportit ndërqytetas. Përmes një deklarate për mediat, kreu i Shoqatës ka theksuar se në punën e përditshme nuk përballen me rregulla, por me gjoba të shtuara.

Mema: Nga takimet që kemi bërë na është premtuar që do rregullohet kjo. Prit sot, prit nesër nuk po shikojmë të riparohet. Prandaj kërkojmë të merren masa në këtë drejtim. Në të kundërt ne jemi gati që i gjithë transporti ndërqytetas i Shqipërisë do të bllokojë gjithë terminalet, do ndalojë gjithë transportin derisa kjo punë të rregullohet.

Në situatën e krijuar, Mema i ka dhënë 20 ditë kohë ministres Belinda Balluku, përndryshe do të nisin protestat.

Mema:  Kemi vendosur që të lemë një kohë relativisht 15-20 ditë që ministria, policia rrugore të marrin masa, të bëjnë një plan pune për transportin e paligjshëm, për informalitetin, për stacionet e krijuara në Tiranë jashtë terminaleve, të cilët na janë bërë gangrenë.

Në transportin ndërqytetas në Shqipëri aktualisht operojnë 170 linja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...