Murrizi: Opozita ka një kusht të panegociushëm për Reformën Zgjedhore. Ja cili është… - Bota Sot
Murrizi: Opozita ka një kusht të panegociushëm për Reformën Zgjedhore. Ja cili është…

Shqipëria

Murrizi: Opozita ka një kusht të panegociushëm për Reformën Zgjedhore. Ja cili është…

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 17:35
Myslim Murrizi

I ftuar sot në emisionin “Top Talk” ishte deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi.

Ndër të tjera, Murrizi bëri të ditur kushtin e panegociushëm që opozita ka përsa i përket Reformës Zgjedhore.

Gjatë bisedës, ai i mëshoi disa herë nevojës urgjente, sipas tij, të ndryshimit të systemit zgjedhor. I pyetur nëse Murrizi e kushtëzon votën e tij për Reformën Zgjedhore me sistemin, përgjigjja ishte:

“Absolutisht po dhe nuk votoj asnjë rekomandim të OSBE/ODIH-it nëse nuk merret për bazë ndryshimi i sistemit zgjedhor.”

Përsa i përket faktit, nëse deklarata e lartpërmendur ishte qëndrim grupi apo personal, Murrizi u shpreh:

“Unë kam paraqitur pak më parë një dokument nënshkruar nga 39 deputetë opozitarë që janë sot aty në parlament , të cilët detyruan komisionin e Reformës Zgjedhore që të fusë në agjendën e tij si pikë të punimeve të këtij komisioni, ndryshimin e sistemit zgjedhor. Këtë sistem me lista të kyçura e ka vetëm Rumania, Spanja dhe Portugalia. Para pak ditësh isha me Damian Gjiknurin  në Vjenë  dhe nuk besoj se ne jemi më avant-garde se Austria… [ata] kanë listën e partive, por kanë edhe listë deputetësh që secili qytetar voton subjektin që do. Listat tona janë lista të kyçura, çdo opsion tjetër të mundshëm përveç këtij sistemi , që është sistem që vret demokracinë, edhe në shtet, edhe në parlament, edhe në parti .. çdo sistem tjetër që deputet i zgjedhin qytetarët  do ta votoja me qejf, pa rekomandime të OSBE-ODIHR-it.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...