Me forcë për gjobat e ushqimit/ Abuzimi me sigurinë, do te ekzekutohen pa të drejtë paraprake ankimimi

Shqipëria

Me forcë për gjobat e ushqimit/ Abuzimi me sigurinë, do te ekzekutohen pa të drejtë paraprake ankimimi

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:48
Foto

Gjobat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ndaj bizneseve që abuzojnë me sigurinë ushqimore do të ekzekutohen forcërisht pa të drejtë paraprake ankimimi.

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj,  cili ndryshon ligjin ekzistues të ushqimit duke i dhënë më shumë fuqi AKU-s.

Sipas draftit, gjobat e inspektorëve të AKU-së përbëjnë titull ekzekutiv dhe mblidhen forcërisht para ankimimit të tyre në gjykatë.  Për të bërë të mundur mbledhjen e këtyre gjobave me forcë, brenda Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të krijohet një strukturë e posaçme vetëm për këtë qëllim.

Por ky nuk është, ndryshimi i vetëm në ligjin për ushqimin që propozon ministria e bujqësisë. Sipas draftit, paralelisht brenda ministrisë do të krijohet një komision apelimi për gjobat, ku bizneset do të kenë të drejtë të ankimojnë gjobat mbi 300 mijë lekë, por vetëm pasi ti kenë paguar ato më parë.

Në relacionin shoqërues të projektligjit, Ministria e Bujqësisë sqaron se këto ndryshime kanë për qëllim të forcojnë sigurinë ushqimore në vend. Për këtë arsye, stafi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit do të rritet nga 260 inspektorë që janë aktualisht në 380 inspektorë. Por ndërkohë, kompetencat e këtij institucioni do të zgjerohen duke i dhënë të drejtë të kontrollojë edhe mbi 15 mijë biznese të tjera në rang vendi, të cilat aktualisht kontrollohen nga inspektorati shtetëror i shëndetësisë.

Ndryshimet në ligjin për ushqimin, vijnë pas ashpërsimit të kodit penal për shkeljet që lidhen me sigurinë ushqimore. Sipas këtyre ndryshimeve, kush abuzon me sigurinë ushqimore dënohet automatikisht me 15 vite burg dhe I hiqet përfundimisht e drejta për të ushtruar këtë aktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat