Shkolla Plan i Bardhë, 70% e nxënësve ngelës

Shqipëria

Shkolla Plan i Bardhë, 70% e nxënësve ngelës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 20:48
Ilustrim

Niveli i ulët arsimorë në fshatin Plan i Bardhë në Klos ka detyruar prindërit të refuzojnë t’i çojnë fëmijët në shkollë.

Nga 10 nxënës që ka kjo shkollë në provimin e Ministrisë së Arsimit  shtatë prej tyre janë ngelësa dhe vetëm tre  morën notë kaluese. Nxënësit paraqesin vështirësi të mëdhaja në shkrim , lexim madje mes tyre mund të ketë edhe analfabet.

Në Fiks Fare u ankuan disa prindër të cilët denoncuan 4 mësuesit e shkollës së fshatit  Plan i Bardhë, pasi panë që fëmijët e tyre çalonin në mësime. Sipas tyre edhe pse janë katër mësues për 10 nxënës rezultatet e fëmijëve të tyre janë skandaloze.”Niveli i mësimdhënies në këtë shkollë është 0, por edhe më keq janë kushtet në të cilat bëjnë mësim fëmijët tanë” shprehen prindërit. “Ne i kërkojmë Ministrisë së Arsimit të marri masa për ngritjen e një komisioni që të vlerësoj nivelin e arsimit tek nxënësit ose përndryshe kërkojmë që fëmijët tanë , ashtu siç kanë shprehur dëshirën e tyre, të mos jenë pjesë e kësaj shkolle, sepse niveli i mësimit lë për të dëshiruar dhe mund të ketë nxënës analfabet në shkollë” përfudojnë ata.

Fiks Fare pa nga afër kushtet e  shkollës dhe  gjendjen e nxënësvë. Ajo që hasi grupi i gazetarëve ishte se në të njëjtën godina ndodhej shkolla edhe  ambulanca e  fshatit. Pacientë edhe nxënës hynin e dilnin nga e njëjta derë.  Kushtet e brendshme në godinë ishin larg asaj që mund të quhet shkollë , e mbi të gjtha pa ujë.

Por ajo që i shqetëson më shumë prindërit është mësimi që zhvillohet në shkollë, i cili sipas tyre nuk është në nivelin e duhur dhe kjo po penalizon fëmijët e tyre. Njëra prej tyre tregon se në këtë shkollë ka të tre fëmijët e saj. ” Unë kam tre fëmijët këtu dhe shkolla ka 2 mësues të cilët japin të gjitha lëndët. Mësuesit herë vijnë e herë jo në shkollë vijnë kur të duan e ikin kur të duan dhe si rezultat fëmijët tanë janë analfabet” shprehet zonja. Ajo tregon se shqetësimi e tyre e kanë paraqitur disa herë tek drejtoresha e shkollës, por që nuk kanë marrë asnjëherë një përgjigje prej saj.

Gazetarët pyeten edhe nxënësit nesë dinin shkrim e këndim dhe si  iu dukej mësimi në këtë shkollë. Në shkrim dhe lexim hasnin vështirësi dhe dinin vetëm pak të lexonin dhe të shkruanin. Një nxënës tjetër shprehet hapur se shkolla nuk i pëlqen, pasi   aty nuk ka mësim të mirë edhe të rregullt.  Ata gjithashtu pohojnë se  mësimi fillon në orën 9:30 dhe mbaron në orën 10:30. Ka raste që mësuesit vijnë në mësim edhe  në orën 11:00 dhe atëherë nuk bëjnë mësim fare. Madje prindi i tre nxënësve të kësaj shkolle hedh akuza edhe më të mëdha . Ajo ka një fëmijë në klasë të shtatë dhe  dy fëmijë në klasën e tetë, dhe nuk do që fëmijët e saj të bëjnë mësim  me  mësues Flamur Balën, arsyeja ” Ai nuk bën mësim dhe gjatë gjithë kohës ha fruta në orën e mësimit “përfundon zonja.

Fiksi pyeti edhe drejtoreshën e shkollës në lidhje më nivelin e ulët që kanë nxënësit në shkollën e saj , por znj Drita Bala duke dashur t’i bëj bisht pyetjes përgjigjet për problematikat e shkollës. Ajo tregon se me ndihmën e bashkisë Klos kanë ndërhyrë  në shkollë për përmirësimin e  kushteve higjeno sanitare , duke  vendosur depo uji dhe pasjen e ujit të pishëm . ” Kjo është gjë e rrallë për shkollat në rrethin e Matin” shprehet drejtoresha.  Ajo nuk e mohon se ka pasur disa herë ankesa nga prindërit përsa i përket edhe stafit, por për të  stafi është shumë i përgatitur dhe të gjithë të diplomuar.  Çudi të bën fakti se sa herë përmendeshin nxënësit e shkollës që ajo drejton numri i tyre ndryshonte.  Ajo shprehet se shkolla ka 11 nxënës  5 të ciklit të ulët dhe 6 në ciklin e lartë dhe janë të aftë në shkrim , lexim dhe në lëndët përkatëse.  Pyetjes se pse nga testimi që u bë këtyre nxënësve nga Ministaria e Arsimit vetëm tre  dolën  kalues ajo shprehet se kanë pasur emocione njësoj siç kishin në sy të prindërve dhe para kamerës së Fiks Fare që mezi lexonin.

Pas këtij testimi  Ministria e Arsimit nxorri një program  leximi dhe shkrimi me të cilin mësuesit kanë punuar  me nxënësit pas rezultateve të ulëta të testit.  Ky program është zbatuar deri në fund të vitit arsimor 2018-2019. Pas aplikimit të këtij programi në fund të vitit mësimor 2018-2019 mësuesit e shkollës kanë bërë vetë një testim për nxënësit. Rezultatet e të cilit jane një nxënës ka marrë notën 5, tetë nxënës janë vlerësuar me noten 6 dhe një nxënës me notën 7. Pra në fund të vitit të gjithë nxënësit të testuar nga mësuesit e shkollës patën  rezultate kaluese.

Fiksi interviztoi edhe mësuesin Flamur Bala i cili jep lendët  gjuhë- shqipe dhe letërsi në këtë shkollë. Për të fëmijët dinë të shkruajnë dhe të lexojnë rrjedhshëm dhe ai është krenar për këtë gjë. Problemet për të cilat ankohen prindërit mësuesi Bala ia faturon mungesës së   parashkollorit, pasi këta fëmijë nuk kanë qënë as në kopësht dhe as në parashkollor.  Mësuesi Bala nuk sheh gjendjen e nxënësve por më shumë sheh një komplot të mirë planifikuar për mbylljen e shkollës.

Fiksi iu drejtua edhe Zyrës Arsimore Klos, ku drejtoresha Teuta Karaj pohoj se ka marrë ankesa nga prindërit e  fshatit Plan i Bardhë. Madje ato ishin disa por çdo herë më kërkesa të ndryshme . Ata ishin ankuar për kushtet e shkollës, për ndërrimin e mësuesve me mësues të rinj dhe mësues shtesë për lëndët përkatëse. Nisur edhe nga numri i vogël i nxënësve shkolla atje edhe mund të mbyllej dhe për këtë arsye drejtoresha Karaj ka qenë vetë në Plan i Bardhë. ” Disa nga prindërit më paraqiten kërkesat e tyre që shkolla të mos mbyllej, pasi ata nuk kishin mundësi ekonomike për t’u siguruar transport fëmijëve deri në Klos, por ZA ka një pagesë prej 89 lekësh për nxënës pikërisht për transportin e tyre” shprehet drejtoresha e ZA Klos.   Ajo pohon se  në të vërtet tenderi ka dështuar pasi nuk ka pasur pjesmarrës në të , por që kjo e fundit ua ka kërkuar vetë prindërve që të gjejne një mjet trasporti për fëmijët dhe detyrimin do ua paguajë zyra arsimore. Sipas saj prindërit i kanë kërkuar që fëmijët të testohen  dhe ajo është shumë dakord, por vetëm në rastin se fëmijët pranojnë të shkojnë në shkollë. Drejtoresha Karaj është e informuar në lidhje me testimin e kryer nga ministria, por nuk është në dijeni të testimit të bërë në shkollën e fshatit.
Por pavarësisht përgjigjes së ZA së Klosit dhe interpterimit nëse disa prindër duan që të mbyllet shkolla e disa të tjerë jo, është për t’u shqetësuar niveli arismor i këtyre nxënësve.

Fiks Fare siguroi rezultatin e  testit mbarëkombëtar që bëri Ministria e Arsimit në shkurt 2019 ku thuhet se:“Ne Planin e Bardhë janë testuar 10 nxënës nga klasa e 2-të  deri në të  9-tën dhe kanë kaluar 3 nxënës.

Ky testim ishte vetëm në lendën  e gjuhës-shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat