“Atë shtëpinë e Fishtës do ta bëni? Ja përgjigja që i kthen Pjerin Ndreu, Jonida Shehut

Shqipëria

“Atë shtëpinë e Fishtës do ta bëni? Ja përgjigja që i kthen Pjerin Ndreu, Jonida Shehut

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 07:17
Shtëpia ku jetoi për disa vjet At Gjergj Fishta

Shtëpia ku jetoi për disa vjet At Gjergj Fishta, e shpallur që në vitin 2008 monument kulture është e rrënuar plotësisht. Kjo është një çështje që prej shumë kohësh është bërë shumë mediatike dhe po ‘bërtet’ për një zgjidhje të menjëhershme, por deri më tani është në mëshirë të fatit.

Këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, kjo çësthje është rikthyer sërish në vëmendje të të gjithëve.

Teksa ishin mbledhur për të festuar një natë lezhiane, të ftuarit e emisionit: Pjerin Ndreu Preç Zogaj, Pashk Përvathi, Frano Kulli, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Rolando Lekaj etj., kanë theksuar se Gjergj Fishta është i harruar nga të gjithë.

“Atë shtëpinë e Fishtës do ta bëni, po të lutem? Nuk është kërkesë e imja, po gjithandej shoh njerëz që e ngrejnë këtë shqetësim”, e ka pyetur Jonida Shehu, Pjerin Ndreun.

“Jemi ne procein e zgjedhjes së problemit, pasi aty ka një problem pronësie. Besoj se në datën 23 kur është edhe ditëlindja e Fishtës, që ne kemi një aktivitet shumë të madh në Lezhë, do flasim për fillimin e projektit për shtëpinë e Fishtës dhe për një ditë kombëtare të Gjergj Fishtës në Lezhë. Ne do ta promovojmë atë ditë, si ditën e poezisë me emrin “Gjergj Fishta”, ka shpjeguar Pjerin Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat